Një qasje praktike e ekonomisë qarkulluese në biznes

Një qasje praktike e ekonomisë qarkulluese në biznes

profile
Instruktor

Eriksen

Përshkrimi i kursit

Ky kurs online prezanton bizneset me parimet e ekonomisë qarkulluese dhe ofron strategji konkrete për të përmirësuar qëndrueshmërinë, reduktuar mbetjet, rritur eficiencën e burimeve, krijuar vende pune të gjelbra dhe promovuar stabilitet ekonomik. Kursi kombinon leksione me video, materiale leximi dhe ushtrime interaktive për të siguruar një kuptim praktik. Në përfundim të kursit, pjesëmarrësit do të kuptojnë bazat e ekonomisë qarkulluese dhe do të kenë mjetet e nevojshme për të nisur kalimin drejt praktikave më të qëndrueshme të biznesit.

Aftësitë që do të fitoni

– Kuptimi i qëndrueshmërisë.

– Implementimi i ekonomisë qarkulluese.

– Përmirësimi i eficencës së burimeve.

– Identifikimi i mundësive për ofrimin e punëve të gjelbra.

Detaje të rëndësishme

– Certifikatë në përfundim të kursit

– 4 module mësimore (me video, materiale informuese dhe kuize)

– Kursi është i ofruar në gjuhën shqipe

Për çdo pyetje apo më shumë informacion, na kontaktoni në: info@qarkonomi.al

Objektivat e kursit

Ky kurs synon të:

Prezantojë konceptet themelore të ekonomisë qarkulluese.

Informojë mbi benefitet e aplikimit të praktikave qarkulluese në biznese.

Ndihmojë bizneset të identifikojnë mbetjet dhe paeficencat në sistemet e tyre.

Ofrojë mjete dhe strategji për hartimin e një plani veprimi të ekonomisë qarkulluese.

Përse duhet ta ndjek këtë kurs?

Praktik dhe i zbatueshëm: Mësoni strategji konkrete që mund t’i aplikoni menjëherë në biznesin tuaj.

Falënderim për natyrën: Përmirësoni qëndrueshmërinë dhe reduktoni ndikimin mjedisor të biznesit tuaj.

Përparësi në treg: Shndërroni biznesin tuaj në një model të ekonomisë qarkulluese dhe qëndroni një hap përpara konkurrencës.

Një e ardhme e gjelbër: Krijoni mundësi për punë të gjelbra dhe mbështetni zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

A jeni gati për të filluar transformimin tuaj drejt ekonomisë qarkulluese? Regjistrohuni sot!

Ky kurs mbështetet nga Innovate2PREVENT, një program inovacioni i financuar nga PREVENT Waste Alliance në emër të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin dhe i zbatuar nga Yunus Environment Hub, në partneritet me Qendrën për Aftësi Konkurruese si pjesë e platformës Qarkonomi.

Përmbajtja e kursit

  • Moduli 1: Hyrje në ekonominë qarkulluese
    • Hyrje në modulin 1

    • Çfarë është ekonomia qarkulluese?

    • Pse duhet të kalojmë nga ekonomia lineare në atë qarkulluese?

    • Njohja e koncepteve të ndryshme të ekonomisë qarkulluese

    • Vizioni për një ekonomi qarkulluese për plastikën

    • Njohja me përfaqësimet kryesore grafike të ekonomisë qarkulluese

    • Quiz për modulin 1

  • Moduli 2 Ekonomia qarkulluese në zinxhirët e vlerës së kompanive
    • Hyrje në modulin 2

    • Krijimi i vlerës sistemike në Ekonominë Qarkulluese

    • Ekonomia Qarkulluese: Shtysat dhe barrierat për veprim

    • Ciklet e krijimit të vlerës në Ekonominë Qarkulluese

    • Harta e ciklit të jetës së produkteve

    • Modelet e biznesit qarkullues

    • Aktivitet: Vlerësojmë mundësinë për të qenë qarkullues

    • Quiz për Modulin 2

  • Moduli 3: Dizajni i sistemit të biznesit dhe Identifikimi i mbeturinave dhe joefikasiteteve
    • Hyrje në modulin 3

    • Dizajni i sistemit të biznesit

    • Ndarja e burimeve dhe sistemet me cikël të mbyllur

    • Katër sferat e ekonomisë qarkulluese

    • Mbeturinat e zakonshme në biznese.

    • Harta e burimeve dhe auditimet e efikasitetit

    • Udhëzues për kryerjen e një auditimi të mbeturinave

    • Quiz për modulin 3

  • Moduli 4: Strategjitë e ekonomisë qarkulluese dhe plani i veprimit për biznese
    • Hyrje në modulin 4

    • Si ndihmon ekonomia qarkulluese në uljen e kostove dhe rritjen e qëndrueshmërisë së biznesit ndaj sfidave

    • Përshtatja me rregulloret për qëndrueshmëri

    • Punët e gjelbra: si krijohen vende pune të qëndrueshme dhe inovative falë ekonomisë qarkulluese

    • Pse biznesi juaj duhet të bëhet qarkullues?

    • Quiz për modulin 4

Online
  • Kohëzgjatja 04:00:00
  • Leksione 25
  • Gjuha Shqip
  • Niveli Fillestar
  • Përditesuar 3 Shkurt, 2025