Aftësi të gjelbra për punë të gjelbra

Aftësi të gjelbra për punë të gjelbra

profile
Instruktor

Qarkonomi.al

Përshkrimi i kursit

Një kurs fillestar që synon fuqizimin përmes ekonomisë qarkulluese dhe punës së gjelbër.

Ky kurs kombinon materiale video, dokumente informuese, dhe aktivitete interaktive për të ndihmuar pjesëmarrësit të kuptojnë bazat e qëndrueshmërisë dhe punëve të gjelbra në një organizatë ose në iniciativa vetjake. Kursi është strukturuar rreth dy elementëve kryesorë: njohuritë tematike dhe zbatimi praktik. Çdo modul ofron mundësi për të praktikuar njohuritë e marra dhe për të përforcuar ato përmes kuizeve të thjeshta. Pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të identifikojnë mundësitë e punës në sektorë të gjelbër, të zhvillojnë aftësitë bazë të nevojshme për punësim, dhe të kontribuojnë në ndërtimin e një ekonomie më të qëndrueshme.

Ky kurs do të ndihmojë në: Kuptimin e konceptit të ekonomisë qarkulluese dhe punëve të gjelbra. Identifikimin e aftësive të nevojshme për t’u përshtatur me tregun e punës së qëndrueshme. Zbatimin e praktikave të qëndrueshmërisë në punën dhe jetën e përditshme.

Në mënyrë specifike, kursi synon të adresojë sfidat dhe mundësitë që ekonomia qarkulluese ofron për vende pune më të mira dhe më të përfshirëse. Përmes shembujve praktikë dhe mjeteve konkrete, pjesëmarrësit do të jenë të pajisur për të zhvilluar aftësi që rrisin mundësitë e tyre për punësim dhe që ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme për komunitetet e tyre. Në përfundim, pjesëmarrësit që përfundojnë kursin do të pajisen me një certifikatë për aftësi të gjelbra për punë të gjelbra, duke u bërë më të përgatitur për të hyrë në tregun e punës së gjelbër ose për të përmirësuar perspektivat e tyre profesionale.

Ky kurs shërben si hap i parë për një angazhim më të thellë në qëndrueshmëri, duke lidhur objektivat globale të zhvillimit të qëndrueshëm me veprimet kombëtare dhe lokale.

Aftësitë që do të fitoni

✅ Qëndrueshmëria

✅ Ekonomia qarkulluese

✅ Aftësi për punë të gjelbra

Detaje të rëndësishme

Certifikatë në përfundim të kursit

✅ 4 module mësimore (me video, materiale informuese dhe kuize)

✅ Kursi është i ofruar në gjuhën shqipe

Për çdo pyetje apo më shumë informacion, na kontaktoni në: info@qarkonomi.al

Objektivat e kursit

Ky kurs ka si objektiv t’u ofrojë pjesëmarrësve njohuritë dhe aftësitë themelore për të zhvilluar një qasje praktike dhe qëndrueshmëri në tregun e punës përmes ekonomisë qarkulluese dhe punëve të gjelbra. Pjesëmarrësit do të mësojnë si të identifikojnë dhe të përdorin mundësitë për punësim të gjelbër dhe do të përfitojnë mjete për të aplikuar njohuritë në praktikë.

Në përfundim të kursit, ju do jeni në gjendje:

Të kuptoni dhe shpjegoni konceptet bazë të ekonomisë qarkulluese dhe rëndësinë e saj sociale, mjedisore dhe ekonomike.

Të identifikoni mundësitë për punë të gjelbra në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë menaxhimin e mbetjeve, energjinë e ripërtëritshme dhe agroturizmin e qëndrueshëm.

Të zhvilloni aftësi praktike si ripërdorimi, riciklimi dhe aplikimi i teknologjive të gjelbra në vendin e punës dhe në përditshmëri.

Të hartoni një CV dhe një letër motivimi të përshtatur për tregun e punës së gjelbër dhe të përdorin platforma të ndryshme për gjetjen e punës.

Të ndërmerrni hapa konkretë për të kontribuar në një ekonomi qarkulluese, duke përfshirë krijimin e praktikave të qëndrueshme dhe të përgjegjshme.

Përse duhet ta ndjek këtë kurs?

Ky kurs do t’ju japë njohuritë dhe vetëbesimin për të hyrë në tregun e punës së gjelbër dhe për të kontribuar në ndërtimin e një ekonomie më të qëndrueshme. Në veçanti, kursi:

Ofron aftësi dhe njohuri praktike që janë gjithnjë e më të kërkuara në tregun e punës.

Ndihmon në zhvillimin profesional, duke ofruar certifikatë përfundimi që përmirëson profilin tuaj profesional.

Mbështet tranzicionin drejt një ekonomie të gjelbër, duke kontribuar në zhvillimin e aftësive dhe nismave që sjellin përfitime sociale dhe mjedisore për komunitetin.

Përmes këtij kursi, ju do të bëheni pjesë e një ndryshimi pozitiv duke fituar aftësi që do të ndihmojnë në krijimin e një të ardhmeje më të gjelbër dhe më të qëndrueshme për të gjithë.

Ky kurs mbështetet nga Innovate2PREVENT, një program inovacioni i financuar nga PREVENT Waste Alliance në emër të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin dhe i zbatuar nga Yunus Environment Hub, në partneritet me Qendrën për Aftësi Konkurruese si pjesë e platformës Qarkonomi.

Përmbajtja e kursit

  • Moduli 1: Hyrje në ekonominë qarkulluese
    • Hyrje në modulin 1

    • Çfarë është ekonomia qarkulluese?

    • Ekonomia lineare vs ekonomia qarkulluese

    • Parimet e ekonomisë qarkulluese

    • Përfitimet mjedisore të ekonomisë qarkulluese

    • Përfitimet sociale dhe ekonomike të ekonomisë qarkulluese

    • Shembuj praktikë të ekonomisë qarkulluese në Shqipëri dhe botë

    • Produkti si shërbim

    • Pesë modelet e biznesit qarkullues

  • Moduli 2: Çfarë janë punët e gjelbra dhe aftësi bazë për punët e gjelbra
    • Mirësevini në Modulin 2!

    • Çfarë janë punët e gjelbra?

    • Punë dhe aftësi të gjelbra

    • Studim rasti

    • Reflektim personal: aftësitë tuaja të gjelbra

  • Moduli 3: Identifikimi i mundësive për punë të gjelbra
    • Hyrje në modulin 3

    • Si të kërkoni dhe të gjeni mundësi pune të gjelbra?

    • Si t’i shfrytëzoni aftësitë tuaja të gjelbra për të gjetur punë?

    • Sektorët kryesorë për punë të gjelbra

    • Burimet për gjetjen e punës

    • Rëndësia e përshtatjes së CV-së për pozicionet në sektorët e qëndrueshëm

    • Përgatit CV-në tënd personale

    • Përfundim: hapat e thjeshtë për gjetjen e punës së gjelbër

  • Moduli 4: Si të kontribuosh në një Ekonomi Qarkulluese?
    • Hyrje në Modulin 4

    • Si mund të kontribuoni në një ekonomi qarkulluese?

    • Aftësitë e gjelbra në punë dhe përditshmëri

    • Rëndësia e qëndrueshmërisë në vendin e punës

    • Quiz për kursin Aftësi të gjelbra për punë të gjelbra

  • Përfundim
    • Na tregoni mendimin tuaj!

    • Certifikata

  1. 5

    Megan Lako

    Kursi ofron nje pasqyre te qarte dhe praktike mbi ekonomine qarkulluese, duke theksuar zgjidhje te qendrueshme per bizneset dhe shoqerine. Mese i nevojshem!

  2. 5

    Active Mobility

    Super iniciative!

Online
  • Kohëzgjatja 04:00:00
  • Leksione 28
  • Gjuha Shqip
  • Niveli Fillestar
  • Përditesuar 7 Mars, 2025