Rreth nesh

“Qarkonomia” është një platformë që filloi rrugëtimin e saj në vitin 2020 nën ombrellën e Qendrës për Aftësitë Konkurruese në kuadër të projektit të Ekonomisë Rrethore, financuar nga Bashkimi Evropian.

Kjo platformë vazhdon të funksionojë nën mbikëqyrjen e Qendrës për Aftësitë Konkurruese, duke demonstruar përkushtimin tonë për ndërtimin e një mjedisi ekonomik më të qëndrueshëm dhe inovativ.

Misioni ynë është të rrisim ndërgjegjësimin, të lidhemi me bashkëpunëtorët dhe të kontribuojmë në zhvillimin e një ekonomie rrethore në Shqipëri. Ne synojmë të ofrojmë lajme, informacione dhe shkëmbim idesh drejt një qëllimi të përbashkët – një ekonomi më inovative dhe të qëndrueshme.

Faqja jonë synon të jetë një burim informacioni, bashkëpunimi dhe inovacioni në rrugën tonë drejt një ekonomie më të qëndrueshme dhe më të adaptueshme për nevojat e sotme. Ju jemi mirënjohës për mbështetjen tuaj dhe inkurajojmë kontributet dhe pjesëmarrjen tuaj në këtë rrugëtim. Bashkohuni me ne për të bërë një ndikim pozitiv në ekonominë qarkore të Shqipërisë.