Ky kurs online prezanton bizneset me parimet e ekonomisë qarkulluese dhe ofron strategji konkrete për të përmirësuar qëndrueshmërinë, reduktuar mbetjet, rritur eficiencën e burimeve, krijuar vende pune të gjelbra dhe promovuar stabilitet ekonomik. Kursi kombinon leksione me video, materiale leximi dhe ushtrime interaktive për të siguruar një kuptim praktik. Në përfundim të kursit, pjesëmarrësit do të kuptojnë bazat e ekonomisë qarkulluese dhe do të kenë mjetet e nevojshme për të nisur kalimin drejt praktikave më të qëndrueshme të biznesit.
✅ Biznese të vogla dhe të mesme,
✅ menaxherë dhe
✅ punonjës të interesuar për qëndrueshmërinë.
✅ Kuptimi i qëndrueshmërisë.
✅ Implementimi i ekonomisë qarkulluese.
✅ Përmirësimi i eficencës së burimeve.
✅ Identifikimi i mundësive për ofrimin e punëve të gjelbra.
✅ Certifikatë në përfundim të kursit
✅ 4 module mësimore (me video, materiale informuese dhe kuize)
✅ Kursi është i ofruar në gjuhën shqipe
Për çdo pyetje apo më shumë informacion, na kontaktoni në: info@qarkonomi.al
Ky kurs synon të:
✅Prezantojë konceptet themelore të ekonomisë qarkulluese.
✅Informojë mbi benefitet e aplikimit të praktikave qarkulluese në biznese.
✅Ndihmojë bizneset të identifikojnë mbetjet dhe paeficencat në sistemet e tyre.
✅Ofrojë mjete dhe strategji për hartimin e një plani veprimi të ekonomisë qarkulluese.
✅Praktik dhe i zbatueshëm: Mësoni strategji konkrete që mund t’i aplikoni menjëherë në biznesin tuaj.
✅Mbrojtje e natyrës: Përmirësoni qëndrueshmërinë dhe reduktoni ndikimin mjedisor të biznesit tuaj.
✅Përparësi në treg: Shndërroni biznesin tuaj në një model të ekonomisë qarkulluese dhe qëndroni një hap përpara konkurrencës.
✅Një e ardhme e gjelbër: Krijoni mundësi për punë të gjelbra dhe mbështetni zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.
Ky kurs mbështetet nga Innovate2PREVENT, një program inovacioni i financuar nga PREVENT Waste Alliance në emër të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin dhe i zbatuar nga Yunus Environment Hub, në partneritet me Qendrën për Aftësi Konkurruese si pjesë e platformës Qarkonomi.
Megan Lako
Kursi eshte nje risi praktike per ekonomine qarkulluese.
Qarkonomi.al
Përshëndetje,
Faleminderit për interesin tuaj në ekonominë qarkulluese.
Për të përfshirë praktikat e ekonomisë qarkulluese në biznesin tuaj industrial, mund të:
1. Përdorni materiale të ripërdorshme ose të riciklueshme për të reduktuar mbetjet.
2. Krijoni një sistem për të rikuperuar dhe ricikluar materialet nga mbetjet e prodhimit.
3. Ofroni shërbime mirëmbajtjeje ose produkte që mund të riparohen, në vend që të zëvendësohen.
4. Përdorni energji të rinovueshme për të ulur ndotjen.
5. Dizenjoni produkte që zgjasin më shumë dhe janë më të lehta për t’u ricikluar.
Në platformën Qarkonomi mund të gjeni më shumë informacion dhe shembuj praktikë. Gjithashtu, mund të regjistroheni në kurset tona për të mësuar më shumë rreth këtyre strategjive: https://qarkonomi.al/kurset-2/
adresa.perdoruesi
Përshëndetje, do doja të dija se si mund të përfshij praktikat e ekonomisë qarkulluese në https://qarkonomi.al/kurse/qasje-praktike-e-ekonomise-qarkulluese/#biznesin tim industrial?