Një kurs fillestar që synon fuqizimin përmes ekonomisë qarkulluese dhe punës së gjelbër.
Ky kurs kombinon materiale video, dokumente informuese, dhe aktivitete interaktive për të ndihmuar pjesëmarrësit të kuptojnë bazat e qëndrueshmërisë dhe punëve të gjelbra në një organizatë ose në iniciativa vetjake. Kursi është strukturuar rreth dy elementëve kryesorë: njohuritë tematike dhe zbatimi praktik. Çdo modul ofron mundësi për të praktikuar njohuritë e marra dhe për të përforcuar ato përmes kuizeve të thjeshta. Pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të identifikojnë mundësitë e punës në sektorë të gjelbër, të zhvillojnë aftësitë bazë të nevojshme për punësim, dhe të kontribuojnë në ndërtimin e një ekonomie më të qëndrueshme.
Ky kurs do të ndihmojë në: Kuptimin e konceptit të ekonomisë qarkulluese dhe punëve të gjelbra. Identifikimin e aftësive të nevojshme për t’u përshtatur me tregun e punës së qëndrueshme. Zbatimin e praktikave të qëndrueshmërisë në punën dhe jetën e përditshme.
Në mënyrë specifike, kursi synon të adresojë sfidat dhe mundësitë që ekonomia qarkulluese ofron për vende pune më të mira dhe më të përfshirëse. Përmes shembujve praktikë dhe mjeteve konkrete, pjesëmarrësit do të jenë të pajisur për të zhvilluar aftësi që rrisin mundësitë e tyre për punësim dhe që ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme për komunitetet e tyre.Në përfundim, pjesëmarrësit që përfundojnë kursin do të pajisen me një certifikatë për aftësi të gjelbra për punë të gjelbra, duke u bërë më të përgatitur për të hyrë në tregun e punës së gjelbër ose për të përmirësuar perspektivat e tyre profesionale.
Ky kurs shërben si hap i parë për një angazhim më të thellë në qëndrueshmëri, duke lidhur objektivat globale të zhvillimit të qëndrueshëm me veprimet kombëtare dhe lokale.
– Qëndrueshmëria
– Ekonomia qarkulluese
– Aftësi për punë të gjelbra
– Certifikatë në përfundim të kursit
– 4 module mësimore (me video, materiale informuese dhe kuize)
– Kursi është i ofruar në gjuhën shqipe
Për çdo pyetje apo më shumë informacion, na kontaktoni në: info@qarkonomi.al
Ky kurs ka si objektiv t’u ofrojë pjesëmarrësve njohuritë dhe aftësitë themelore për të zhvilluar një qasje praktike dhe qëndrueshmëri në tregun e punës përmes ekonomisë qarkulluese dhe punëve të gjelbra. Pjesëmarrësit do të mësojnë si të identifikojnë dhe të përdorin mundësitë për punësim të gjelbër dhe do të përfitojnë mjete për të aplikuar njohuritë në praktikë.
Në përfundim të kursit, ju do jeni në gjendje:
Të kuptojnë dhe shpjegojnë konceptet bazë të ekonomisë qarkulluese dhe rëndësinë e saj sociale, mjedisore dhe ekonomike.
Të identifikojnë mundësitë për punë të gjelbra në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë menaxhimin e mbetjeve, energjinë e ripërtëritshme dhe agroturizmin e qëndrueshëm.
Të zhvillojnë aftësi praktike si ripërdorimi, riciklimi dhe aplikimi i teknologjive të gjelbra në vendin e punës dhe në përditshmëri.
Të hartojnë një CV dhe një letër motivimi të përshtatur për tregun e punës së gjelbër dhe të përdorin platforma të ndryshme për gjetjen e punës.
Të ndërmarrin hapa konkretë për të kontribuar në një ekonomi qarkulluese , duke përfshirë krijimin e praktikave të qëndrueshme dhe të përgjegjshme.
Ky kurs do t’ju japë njohuritë dhe vetëbesimin për të hyrë në tregun e punës së gjelbër dhe për të kontribuar në ndërtimin e një ekonomie më të qëndrueshme. Në veçanti, kursi:
Ofron aftësi dhe njohuri praktike që janë gjithnjë e më të kërkuara në tregun e punës.
Ndihmon në zhvillimin profesional, duke ofruar certifikatë përfundimi që përmirëson profilin tuaj profesional.
Mbështet tranzicionin drejt një ekonomie të gjelbër, duke kontribuar në zhvillimin e aftësive dhe nismave që sjellin përfitime sociale dhe mjedisore për komunitetin.
Përmes këtij kursi, ju do të bëheni pjesë e një ndryshimi pozitiv duke fituar aftësi që do të ndihmojnë në krijimin e një të ardhmeje më të gjelbër dhe më të qëndrueshme për të gjithë.
Ky kurs mbështetet nga Innovate2PREVENT, një program inovacioni i financuar nga PREVENT Waste Alliance në emër të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin dhe i zbatuar nga Yunus Environment Hub, në partneritet me Qendrën për Aftësi Konkurruese si pjesë e platformës Qarkonomi.