Analizë e legjislacionit dhe iniciativave mbi ekonominë qarkulluese në Shqipëri
Studimi jep një panoramë të legjislacionit shqiptar lidhur me Ekonominë Qarkulluese dhe
iniciativat e ndërmarra për rritjen e ndërgjegjësimit ndaj Ekonomisë Qarkulluese. Metodologjia e
përdorur përbëhet nga kërkimi (desk research) dhe intervistat me aktorët relevantë (qeverisja
qëndrore dhe vendore, akademia, sektori privat dhe shkollat)
Ekonomia Qarkulluese hyn në Shkollë
Ky dokument është mundësuar nga mbështetja financiare e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij dokumenti ështe përgjegjësi vetëm e Qendrës për Aftësi Konkurruese (Center for Competitive Skills), dhe nuk mund të konsiderohet në asnjë rrethanë se pasqyron qëndrimin e Bashkimit Evropian.
Guida e biznesit drejt ekonomisë qarkulluese
Vlerësimi i mundësive të biznesit drejt modelit të ekonomisë qarkulluese. Circular Economy Toolkit- Universiteti i Kembrixhit. Përshtatur nga Qendra për Aftësi Konkurruese
Një model pedagogjik për të përfshirë kompetencat e ekonomisë qarkulluese në arsim
Kalimi drejt një ekonomie qarkulluese është një nga sfidat më të mëdha nëse duhet të krijojmë një shoqëri të
qëndrueshme. Ky tranzicion kërkon një qasje ndërdisiplinore, duke kombinuar konsideratat sociale, teknike,
menaxheriale dhe mjedisore. Koncepti i Ekonomisë Qarkulluese është një përgjigje ndaj aspiratës për rritje të qëndrueshme në
kontekstin e presionit në rritje ndaj prodhimit dhe konsumit në një planet me burime natyrore të fundme.
Raport studimi mbi
Ndërgjegjësimin dhe
Ndjeshmërinë ndaj
Ekonomisë Qarkulluese në
Komunitet dhe Biznese
Ekonomia qarkulluese është bërë një temë me rëndësi midis politikëbërësve evropianë. Eshtë një
koncept i lidhur me qëndrueshmërinë, inovacionin dhe efikasitetin e burimeve. Përqafimi i konceptit të ekonomisë qarkulluese është një mënyrë për të punuar drejt rritjes së gjelbër ekonomike. Në fakt, ekonomia qarkulluese përfshin një përzierje të politikave: politikat mjedisore, ekonomike dhe sociale.
Përpjekjet e BE-së drejt një ekonomie të qëndrueshme, me karbon të ulët dhe me efikasitet të burimeve janë përfshirë në Paketën e Ekonomisë Rrethore të BE-së, të miratuar në 2015…